Tentoi të pẽrdhunonte një 61-vjeçare, arrestohet i riu shqiptar në Greqi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Selanikut ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar. I riu akuzohet për tentativë përdhunimi, dhunë dhe grabitje ndaj një gruaje 61-vjeçare greke. Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e Vitit të Ri në zonën e Pylaias, pas një takimi mes të dyve.

Sipas hetimeve, 23-vjeçari ka tentuar të detyrojë 61-vjeçaren në një akt seksual, duke përdorur kërcënime dhe dhunë fizike. Ai e ka goditur viktimën me një helmetë dhe një shishe, ndërkohë që i ka marrë edhe celularin. 61-vjeçarja është dërguar në spitalin e qytetit, ndërsa 23-vjeçari do të dërgohet përpara prokurorisë për të vazhduar procedurat ligjore.

The post Tentoi të pẽrdhunonte një 61-vjeçare, arrestohet i riu shqiptar në Greqi appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *