Moti i keq në Shkodër/ Disa zona pa energji elektrike

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Moti i keq ka përfshirë vendin tonë prej disa orësh, ku në shumë qarqe raportohet për reshje të dendura shiu dhe dëbore. Raportohet se në Shkodër akset në të gjitha zonat malore ka prani të dëborës dhe erë të fortë, ndërkohë qarkullimi i mjeteve duhet të kryhet me goma dimërore.

Bëhet me dije se aksi rrugor Bogë-Breg Lumi është i kalueshëm, ndërsa aksi Kire-Shosh është i bllokuar si pasojë e shembjeve të dherave dhe dëborës. Megjithatë, njoftohet se kontraktoret janë në gadishmëri me mjete dhe punëtorë për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.

Gjithashtu, në disa zona ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

The post Moti i keq në Shkodër/ Disa zona pa energji elektrike appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *