Dhuna në oborrin mbretëtor në Tiranë/ Gjykata dënon Princin Leka, Elia Zaharia shpallet e pafajshme

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Tiranës dënoi sot Princ Leka Zogun me 1 vit burg lidhur me dhunën në pallatin mbretëror, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 2024.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove, për akuzën “dhuna në familje”.

Gjyqtarja Migena Laska dënoi me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babain e Elias, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë. Gjykata vendosi ta pezullojë dënimin në 1 vit e 40 ditë me kusht.

E njëjta gjyqtare shpalli pafajësi për Elia Zaharinë, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

Të tre personat, të cilët u morën si të pandehur për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Episodi i dhunës në familjen mbretërore u bë publik përmes një video në rrjet.  Gjithçka ndodhi brenda Pallatit Mbretëror në rrugën “Murat Toptani” pasditen e 5 marsit 2024.

Ndërkohë, më 25 prill Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e kurorës martesore mes Princ Lekës dhe aktores së njohur. Leka Zogu ka pranuar nga ana e tij, që vajza 3-vjeçare të lihet nën kujdesin e nënës, Elia, për t’u përgjigjur për kujdesin dhe edukimin e saj.

The post Dhuna në oborrin mbretëtor në Tiranë/ Gjykata dënon Princin Leka, Elia Zaharia shpallet e pafajshme appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *