Dobra shënon golin e shtatë në kampionat, 23-vjeçari i jep barazimin Chesterfield

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Armando Dobra ka shënuar për Chesterfield në Angli. Sulmuesi 23-vjeçar realizoi golin e barazimit për skuadrën e tij, ndërsa sfida me Port Vale u mbyll me barazimin 1-1.

Fillimisht ishin miqtë që në minutën e dytë shënuan me Stoklej. Në pjesën e dytë mbetën me 10 lojtarë pasi Klark u largua me karton të kuq.

Vendasit shtuan sulmet dhe Dobra konkretizoi në minutën e 76-të. Goli i shënuar ishte i shtati për të në kampionat.

GOLI I ARMANDO DOBRES – VIDEO

Kjo ndeshje pati vlerë për javën e 28-të të ligës së katërt për nga niveli në Angli. Chesterfield ndodhet në vendin e dhjetë, teksa Port Vale mban vendin e katërt.

The post Dobra shënon golin e shtatë në kampionat, 23-vjeçari i jep barazimin Chesterfield appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *