Tre gola nga Kylian Mbappe, Real Madrid nuk fal ndaj Valladolid

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Real Madrid nuk has vështirësi në shtëpinë e Valladolid. Los Blancos fituan 0-3, në takimin e javës së 21-të.

Pas një kombinimi shumë të bukur para porte, Kylian Mbappe realizoi pas 30 minutash lojë. Sulmuesi francez dyfishoi shifrat në minutën e 57’të, duke vendosur në “kasafortë” 3 pikët. Në fund, ai kompletoi tripletën personale!

Të besuarit e Ancelottit kryesojnë me 49 pikë, 4 pikë më shumë se Atletico e vendit të dytë. Në krahun tjetër, Valladolid mbyll klasifikimin.

Në ndeshjet e tjera të luajtura këtë të shtunë, Atletico Madrid barazoi 1-1 me Villareal, ndërsa Mallorca u imponua në shtëpi me shifrat 0-1 ndaj Betis.

The post Tre gola nga Kylian Mbappe, Real Madrid nuk fal ndaj Valladolid appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *