Arrestohen dy punonjës policie në Elbasan për korrupsion

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dy punonjës policie janë dënuar përshkak të abuzimit me detyrën. Mësohet se ndaj tyre  është dhënë masa ‘arrest shtëpie’, për shkak se dyshohet se janë përfshirë në korrupsion.

NJOFTIMI I AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” për dy punonjës policie, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

➡ Inspektor N. XH., me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Elbasan.
➡ Inspektor E. K., me detyrë punonjës policie në Sektorin e Policisë Rrugore Elbasan.

The post Arrestohen dy punonjës policie në Elbasan për korrupsion appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *