Dyshimet e policisë/ Plagosja e të miturit në Tiranë, shoqërohet babai dhe xhaxhai

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Tiranës ka shoqëruar babanë dhe xhaxhain e 15-vjeçarit që mbeti i plagosur në zonën e Fushë Mëzezit gjatë mbrëmjes së të enjtes. Mësohet se dyshimet e hetuesve janë për një konflikt të mundshëm brenda familjes, i cili të ketë pasuar në përdorim armësh, por që akoma nuk është sqaruar në mënyrë të plotë.

Dëshmia e të miturit është krejt kontradiktore në raport me çfarë ka gjetur grupi hetimor në vendin e ngjarjes.

Sipas 15-vjeçarit, dëshmi e cila është marrë me rezerva nga hetuesit, është qëlluar 4 herë në drejtim të derës kryesore të oborrit të shtëpisë nga një makinë e zezë, e cila sipas tij është larguar menjëherë.

Por, hetuesit, nga këqyrja e vendit të ngjarjes konstatuan 5 vrima plumbash në derë, të cilët janë qëlluar nga brenda oborrit, pasi vrimat e plumbave kanë dinamikë dalëse jashtë porte dhe jo nga jashtë brenda, duke rrëzuar mundësinë e të shtënave të mundshme nga autorë të jashtëm.

Dyshimet e hetuesve deri tani janë për konflikt mes 2 vëllezërve, debat që mund të ketë degraduar në oborr, deri në përdorim arme.

Edhe i ati i 15-vjeçarit ka dhënë dëshmi kontradiktore, pasi sipas tij kishte dëgjuar të shtëna dhe djalin që erdhi i plagosur. 15-vjeçari, sipas burimeve, nuk ka rrezik për jetën, ndërsa ka marrë 3 plumba, 1 në shpatull dhe 2 në krahë.

 

The post Dyshimet e policisë/ Plagosja e të miturit në Tiranë, shoqërohet babai dhe xhaxhai appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *