Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për komision hetimor për Porto Romanon

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Seanca plenare në Kuvend ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjatë seancës në Kuvend një tjetër kërkesë e PD-së u rrëzua në votimin gjatë mesnatës. PD dorëzoi në Kuvend kërkesën në dhjetor 2024, për ngritjen e komisionit hetimor për miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit” dhe ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Projektvendimi “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë në procedurat e (i) miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; (ii) shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d. o. o. ; dhe (iii) ndërtimit të portit të ri në Porto Romano” mori 1 votë pro, 1 abstenim dhe 73 kundër.

Dritë jeshile u hap për ndryshimet ligjore në menaxhimin e mbetjeve, duke e përafruar legjislacionin shqiptar me atë të BE-së.

The post Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për komision hetimor për Porto Romanon appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *