E rëndë në Tiranë, babai νret me thikë të birin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë, ku një 37-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve me thikë që ka marrë nga babai i tij.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti” ku në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç ka goditur me thikë të birin, shtetasin A. Gj., 37 vjeç. Ky i fundit ka humbur jetën në spital.

Pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të mëtejshme. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

The post E rëndë në Tiranë, babai νret me thikë të birin appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *