I morën me dhunë 1 mijë euro 35-vjeçarit, arrestohet njëri nga autorët, tjetri në kërkim

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një person është vënë në pranga nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi i kanë marr me dhunë 1 mijë euro një 35-vjeçari në Zall Mner.

Policia ka identifikuar si autor Denis Saliu, 22 vjeç dhe Mehmet Jata, 23 vjeç, të dy banues në Kamëz. 22 vjeçari është vënë në pranga, ndërkohë policia po punon për kapjen e 23 vjeçarit.

Po ashtu, nga policia është sekuestruar automjeti i përdorur nga autorët e dyshuar, për t’u larguar pas vjedhjes.

‘Pas vjedhjes, këta shtetas janë larguar me një automjet tip ‘Peugot’, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi sot policia.

The post I morën me dhunë 1 mijë euro 35-vjeçarit, arrestohet njëri nga autorët, tjetri në kërkim appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *