Vrau në Itali 2 vite më parë, arrestohet në Fier 30 vjeçari me dy mbiemra

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 30 vjeçar I akuzuar për vrasje me dashje në Itali është arrestuar në qytetin e Fierit me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj.

Në pranga ka rënë Dhimitraq Xhoku (Hoxhara).

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Palermos, Itali, me vendimin e datës 12.08.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. 30-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në datë 04.06.2023, kanë vrarë me armë zjarri në Sicili, shtetasin S. R. dhe kanë plagosur një shtetas tjetër, informoi sot policia e Fierit. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali”, njoftoi policia.

Operacioni u kodua “Palermo”.

The post Vrau në Itali 2 vite më parë, arrestohet në Fier 30 vjeçari me dy mbiemra appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *