Katër sfidat e play off-it në Champions, vëmendjen kryesore e merr Manchester City-Real Madrid

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mbrëmjen e sotme luhen katër ndeshjet e vajtjes së fazës play off të Champions League, ku pa dyshim dueli që spikat është Manchester City – Real Madrid, kundërshtarë që në fillim të fazës së kampionatit konsideroheshin favoritë për t’u renditur mes tetë më të mirëve. Një finale e parakohshme që sheh ndoshta skuadrën ‘merengues’ si favorite, duke parë ecurinë me shumë probleme të Manchester City-t gjatë pjesës së parë të sezonit.

Me fat duket Juventusi, që shorti e ka vënë përballë skuadrës holandeze PSV Eindhoven, me ndeshjen e parë që luhet në Torino.

Duel i ekuilibruar ai mes Sportingut të Lisbonës dhe Borussias së Dortmund, ndërsa në derbin e Francës Brest – PSG (luhet në orën 18:45), skuadra e drejtuar nga Luis Enrique shkon si favorite.

Ndeshjet:

Brest – PSG (18:45)

Juventus – PSV (21:00)

Man City – Real Madrid (21.00)

Sporting – Dortmund (21.00)

 

 

The post Katër sfidat e play off-it në Champions, vëmendjen kryesore e merr Manchester City-Real Madrid appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *