Kërcënuan me kallash xhaxhain dhe të atin, në pranga 19-vjeçari, në kërkim vëllai i mitur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 19-vjeçar është arrrestuar nga policia e Krujës pasi së bashku me të vëllanë,kërcënuan me kallash xhaxhain që të tërhiqte kallëzimin e bërë për ta. Sipas njoftimit të policisë dy vëllezërit thuhet se kanë kërcënuar edhe babain e tyre.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bubq, dy shtetas kishin kanosur me armë zjarri, xhaxhanë e tyre, kanë organizuar menjeherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale.     

 Si rezultat i veprimeve të shpejta, është kapur dhe arrestuar shtetasi Fatbardh Mali 19 vjeç. Gjithashtu, u shpall në kërkim vëllai i tij 17 vjeç.   

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas kanë kanosur me armë zjarri, xhaxhanë e tyre, që të tërhiqte kallëzimin e bërë për ta, për mashtrim. Gjithashtu, dyshohet se dy vëllezërit kanë kanosur dhe babanë e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik që dyshohet se është përdorur për kanosjen.    

Vijon puna për kapjen e 17-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Kërcënuan me kallash xhaxhain dhe të atin, në pranga 19-vjeçari, në kërkim vëllai i mitur appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *