Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi është paraqitur këtë mëngjes në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit (GJKKO).
Ajo do të marrë pjesë në senacën në Gjykatë pasi është paditur nga Vilma Nushi.
Padia mësohet se është ngritur pas deklaratave që Vokshi ka bërë si kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë lidhur me dosjen e skandalit të “Sterilizimit”.
Këtë të martë është parashikuar të zhvillohet seanca e parë gjyqësore ku do të jepet mundësia që palët të pajtohen.
The post U padit për shpifje nga Vilma Nushi, deputetja Albana Vokshi paraqitet në GJKKO appeared first on GIJOTINA.
