Arrestimi i Erion Veliajt, reagon delegacioni i BE-së: SPAK të mos ndikohet nga presionet

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas hetimit dhe debatit që po zhvillohet pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. BE BE thekson se po ndjek nga afër zhvillimet për hetimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë që në mesazhin e zëdhënësit së delegacionit të BE në Tiranë theksohet se SPAK duhet të ushtrojë funksionin pa ndërhyrje politike.

Reagimi i BE:

Po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me hetimin ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdim.

Reforma në sektorin e drejtësisë dhe forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri janë elementë kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

BE-ja mbetet e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në ndjekjen e këtyre reformave dhe për ta ndihmuar vendin të konsolidojë efikasitetin, pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e institucioneve të saj, si dhe përputhshmërinë e tyre me standardet e BE-së, si në sektorin e zbatimit të ligjit ashtu edhe në atë të drejtësisë.

Roli specifik i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe pavarësia e saj në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit, pa asnjë përpjekje për ndërhyrje politike apo presion të padrejtë, janë me rëndësi thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

The post Arrestimi i Erion Veliajt, reagon delegacioni i BE-së: SPAK të mos ndikohet nga presionet appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *