Berisha: Chris LaCivita ua bëri të qartë shqiptarëve se SHBA-të kanë aleat PD-në

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha, tha se kryetari i Komitetit Kombëtar republikan, Chris LaCivita, ua bëri të qartë shqiptarëve se SHBA kanë aleat PD.

Më tej Berisha theksoi se ky është një zhvillim, një ogur i bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Kryetari i Komitetit Kombëtar republikan, Chris LaCivita, u bëri të qartë shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, se Edi Rama si kukull e George Soros duhet të ketë fatin e tij dhe SHBA kanë partner dhe aleat PD dhe Sali Berishën.

Ky është një zhvillim, një ogur i bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse një opozitë tjetër sorosiane do ta kishte vardhisur Shqipërinë në honet e historisë, po ju qëndruar, nuk u mposhtët, dhe në fund, kjo betejë u fitua në SHBA, kjo betejë do të fitohet edhe në Shqipëri”, tha Berisha.

The post Berisha: Chris LaCivita ua bëri të qartë shqiptarëve se SHBA-të kanë aleat PD-në appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *