Lajme jo të mira për shëndetin e Papa Franceskut

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Papa Françesku vuan nga një “pneumoni bilaterale” dhe gjendja e tij klinike “vazhdon të paraqesë një situatë komplekse”.

Kjo është ajo që u komunikua këtë martë nga kreu i zyrës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, bazuar në analizat laboratorike dhe radiografinë e kraharorit të Papës, duke përshkruar kështu një situatë që nuk mund të mos quhet shqetësuese.

“Infeksioni polimikrobial, i shfaqur në një kuadër të bronkiektazisë dhe bronkitit astmatik, dhe që ka kërkuar përdorimin e terapisë antibiotike me kortizon, e bën trajtimin terapeutik më kompleks,” u shpjegua për gazetarët.

“Skaneri i kraharorit, të cilit iu nënshtrua Ati i Shenjtë pasdite, i kërkuar nga ekipi shëndetësor i Vatikanit dhe ai i Fondacionit Poliklinik ‘A. Gemelli’, tregoi zhvillimin e një pneumonie bilaterale, e cila ka kërkuar një terapi shtesë medikamentoze,” u shtua më tej.

Prej disa ditësh Papa ndodhet i shtruar në spitalin Gemelli në Romë.

The post Lajme jo të mira për shëndetin e Papa Franceskut appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *