E rëndë/ E moshuara i jep fund jetës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në Vlorë, ku një 85-vjeçare është vetëhedhur nga banesa e saj në katin e 6-të të pallatit në lagjen “Pavarësia 3”, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Më tej policia thekson se nga dëshmitë e para të familjarëve, e moshuara vuante nga sëmundja e sklerozës.

“Sot, rreth orës 08:10, në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga banesa e saj në katin e 6-të të pallatit, shtetasja B. A., 85 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë. Sipas dëshmive paraprake të familjarëve, kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia mbi këtë rast të rëndë.

The post E rëndë/ E moshuara i jep fund jetës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *