Tritol noterisë së vëllait të ish-gjyqtarit Gjin Gjoni në Lezhë, identifikohen dy autorët

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një sasi lënde plasëse është vendosur në zyrën noteriale të noterit Fran Gjoni, e cila ndodhet në qendër të qytetit të Lezhës, pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, janë identifikuar dy persona të cilët kanë vendosur lëndën plasëse dhe më pas janë larguar.

 

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin e sulmit me lëndë plasëse ndaj noterit Fran Gjoni, i cili është vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni.

 

Ky i fundit, prej një viti, është bërë pjesë e politikës si kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë dhe kandidat për primare për të qenë deputet.

 

Lezhë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 04:00 jemi njoftuar se në qytetin e Lezhës, para derës së zyrës noteriale të shtetasit F. Gj, 57 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë eksplozive, e cila ka shpërthyer, duke shkaktuar dëme materiale.

 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

The post Tritol noterisë së vëllait të ish-gjyqtarit Gjin Gjoni në Lezhë, identifikohen dy autorët appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *