Berisha nga Italia: Sot kryeministri i Shqipërisë eshtë Toto Rina!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në takimin me emigrantët shqiptarë në Itali, lideri i opozitës, Sali Berisha, bëri një premtim të fortë: pastrimin e Shqipërisë nga krimi dhe bandat. Për ta ilustruar angazhimin e tij, Berisha ndau një histori personale me babain e tij, një besimtar që dikur falej, por në vitet ‘70 kishte ndaluar, duke i thënë se “në këtë mjedis të tille as Zoti nuk të dëgjon”.

Berisha tregoi se më vonë kishte zbuluar në Librat e Shenjtë një parim të rëndësishëm: “Që Zoti të hyjë në shtëpinë tënde, pastroje më parë shtëpinë”.

Duke marrë shkas nga kjo, ai u zotua se kur të vijë në pushtet, do ta pastrojë Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni, duke e bërë vendin të denjë për qytetarët e tij.

“Kartelët janë sipërmarrësit më të mëdhenj në vend”, tha ai, duke akuzuar qeverinë aktuale për lidhje me grupet kriminale dhe për tolerimin e tyre.

“Kryeministri i Shqipërisë është Toto Rina, kryeministri i Shqipërisë është një Escobar, një Toto Rina”, shtoi ai, duke e krahasuar Edi Ramën me bosin famëkeq të mafias italiane.

“Pastrimi i shtëpisë” është shtyllë kryesore, vazhdoi Berisha, ju jap fjalën e nderit se ligji do veprojë me forcën më të madhe, zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”

Opozita vazhdon të artikulojë idenë e një “përmbysjeje” të madhe më 11 Maj, duke e konsideruar atë si një moment kyç për rikthimin e sundimit të ligjit dhe pastrimin e institucioneve nga ndikimi kriminal.

The post Berisha nga Italia: Sot kryeministri i Shqipërisë eshtë Toto Rina! appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *