Rezoluta e IDC-CDI/ Meta reagon nga qelia: 108 parti rrëzuan farsën elektorale të 11 Majit!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaron nga qelia se e mbështet plotësisht Rezolutën “shumë të rëndësishme” të organizatës politike më të madhe në botë, IDC-CDI, ku sicc thotë ai, 108 parti rrëzuan farsën elektorale të 11 Majit!

Në mesazhin e tij, Meta theksoi se këto zgjedhje të kriminalizuara nuk përmbushën asnjë standard ndërkombëtar dhe shkelën dhunshëm kriteret e Kopenhagenit

Meta shprehet se, pa garantuar votën e lirë, themelin e demokracisë dhe shtetit ligjor, nuk mund të ketë kurrë integrim të Shqipërisë në familjen europiane!

Mesazhi i plotë:

Përshëndes dhe mbështes plotësisht Rezolutën shumë të rëndësishme të organizatës politike më të madhe në botë, IDC-CDI, ku 108 parti rrëzuan farsën elektorale të 11 Majit!

Këto zgjedhje të kriminalizuara nuk përmbushën asnjë standard ndërkombëtar dhe shkelën dhunshëm kriteret e Kopenhagenit dhe unë e përkrah me vendosmëri vendimin e IDC-CDI për të4 dënuar manipulimin e procesit zgjedhor përmes kapjes së shtetit dhe bashkëpunimit kriminal në frikësimin e votuesve dhe manipulimin e rezultateve; përndjekjes gjyqësore ndaj liderëve të opozitës; pandëshkueshmërinë institucionale ndaj krimeve zgjedhore.

Vlerësoj lart mesazhet shumë të qarta të IDC-CDI për domosdoshmërinë e zbatimit me urgjencë të rekomandimeve prioritare të OSBE/ODIHR, për ndërprerjen e përndjekjes politike dhe rikthimin e të drejtave të plota për liderët e opozitës, si dhe për krijimin e një qeveri teknike, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut, për të mbikëqyrur reformat drejt BE-së dhe për të përgatitur zgjedhje të reja.

Pa garantuar votën e lirë, themelin e demokracisë dhe shtetit ligjor, nuk mund të ketë kurrë integrim të Shqipërisë në familjen europiane!

The post Rezoluta e IDC-CDI/ Meta reagon nga qelia: 108 parti rrëzuan farsën elektorale të 11 Majit! appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: