Zjarr masiv pranë shtyllave elektrike në Fier, ndërpritet energjia

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një zjarr masiv ka rënë mesditën e kësaj të shtune në vendin e quajtur “Ura e Daullasit” në Fier.

Nga informacionet paraprake mësohet se zjarri është vendosur nga banorët e zonës për të djegur hamulloret (arë e korrur), por flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

Zjarri ka shkaktuar panik në zonë, teksa forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilat favorizohen nga era dhe ndodhen pranë shtyllave të energjisë elektrike.

Për të shmangur rrezikun është bërë edhe stakimi i energjisë.

The post Zjarr masiv pranë shtyllave elektrike në Fier, ndërpritet energjia appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: