“E di që na shikon nga lart”, fjalët prekëse të vajzës së 36-vjeçares së vrarë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Katër fëmijë la pas vetes gruaja shqiptare 36-vjeçare, e cila u gjet dje në një pellg gjaku në hyrje të pallatit ku banonte në Volos.

Bashkëshorti i saj e kishte goditur me një mjet gatimi nga seti i pjekjes në skarë, duke i shkaktuar plagë të shumta në qafë dhe shpinë.

Kur gruaja tentoi të largohej për t’i shpëtuar, ai e shtyu drejt xhamit të hyrjes, ku ajo dha shpirt nga gjakderdhja e madhe. Që prej asaj kohe, autori 40-vjeçar është i zhdukur dhe kërkohet nga autoritetet. Skena e këtij krimi të rëndë u zhvillua përpara syve të tmerruar të fëmijëve të çiftit, të cilët qanin dhe kërkonin ndihmë për nënën e tyre.

«U largove mami, do më mungosh shumë. E di që na sheh nga lart, por të duam shumë unë, Dino, Melisa dhe Asimina. Je gjithmonë në jetën tonë», shkroi vajza e vogël në një postim, pa mundur të kuptojë faktin që nuk do ta shihte më kurrë nënën e saj.

Autori i zhdukur

Që prej ditës së djeshme, Pandeli Nakoleci, autori 40-vjeçar i krimit të rëndë në Volos, me viktimë bashkëshorten e tij 36-vjeçare, mbetet i pakapshëm.

Të premten, vajza e madhe e çiftit (18 vjeçe) telefonoi policinë duke njoftuar se e ëma ndodhej e mbuluar me gjak në hyrje të pallatit dhe se përgjegjës ishte babai i saj, i cili e kishte sulmuar. Fatkeqësisht, 36-vjeçarja ndërroi jetë në ambulancë gjatë transportit për në Spitalin e Përgjithshëm të Volosit.

Dëshmitarë nga lagjja thanë se çifti kishte pasur një grindje të fortë. Gjatë saj, 36-vjeçarja u përpoq të largohej nga banesa, por 40-vjeçari e ndoqi dhe e goditi me një mjet të mprehtë nga seti i pjekjes, duke e plagosur në qafë dhe në brinjë, me shumë goditje.

Çifti kishte pasur shpesh grindje kohët e fundit, ndërsa 40-vjeçari raportohet se vuante nga probleme të rënda psikiatrike.

Madje, vetëm muajin qershor ishte dërguar me urdhër prokurorie në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, ku kishte qëndruar i shtruar pas një tentative vetëvrasjeje.

The post “E di që na shikon nga lart”, fjalët prekëse të vajzës së 36-vjeçares së vrarë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: