Përndoqi “Noizyn”, ekstradohet nga Dubai reperi “Cllevio”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kleviol Ahmeti, 39-vjeç, i njohur në rrjetet sociale si Klevio Serbiano, është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë.

Ahmeti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2024 nga Gjykata e Apelit, e cila kishte caktuar për të masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Përndjekja”.

Ai akuzohet se për disa vjet ka përndjekur fizikisht dhe në rrjetet sociale reperin Rigels Rajku, i njohur si Noizy, si dhe familjarët e tij.

Përveç kësaj, 39-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Fierit në vitin 2024, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Njoftimi i Policisë:

Interpol Tirana Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri, një 39-vjeçar i kërkuar nga autoritetet në Tiranë dhe në Fier, për përndjekje dhe për thyerje të masës së sigurisë. Në vijim të bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit, me zyrën e Interpol Abu Dhabit, me objektiv kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, të cilët synojnë t’i fshihen drejtësisë shqiptare, duke qendruar në Dubai, u lokalizua dhe u kap, në kuadër të operacionit “The ëanted”, shtetasi K. A., 39 vjeç, i lindur në Lushnjë.

Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht sepse në vitin 2024, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi akuzohet se për disa vjet, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, shtetasin R. R. dhe familjarë të tij. Gjithashtu, 39-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Fierit, në vitin 2024, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

The post Përndoqi “Noizyn”, ekstradohet nga Dubai reperi “Cllevio” appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: