Vrau gjykatësin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi i kërkon falje publike familjes

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për Elvis Shkambin, autorin e vrasjes së Astrit Kalasë. Bashkë me Shkambin, Gjykata e Tiranës ka caktuar të njejtën masë sigurie dhe për xhaxhain e tij Gjon Shkambi. Ndërkohë që dhe roja i sigurisë së Gjykatës Banush Koxhaj është lënë në burg.

Elvis dhe Gjon Shkambi kërkuan falje publike familjes së gjyqtarit Kalaja, ndërsa dëshmuan se ngjarja ka ardhur si shkak i tronditjes së lartë psikike për shkak të kalvarit të gjatë të gjyqeve.

Ata kishin pretendime për gjykatën pasi nuk e kanë zgjidhur siç duhet çështjen e pronësisë.

Elvis Shkambi akuzohet për “Vrasje e funksionarëve publikë”, dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, ndërsa për xhaxhin e tij ka nisur procedimin gjithashtu për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, për plagosjen nga nipi i tij i Rakip dhe Elvis Kurtajt, palë kundërshtare në procesin gjyqësor.

Ndërsa xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, akuzohet për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, për plagosjen nga nipi i tij i Rakip dhe Elvis Kurtajt, palë kundërshtare në procesin gjyqësor. Sipas Prokurorisë, ai ka shtyrë nipin të qëllojë edhe mbi babë e bir, pasi qëlloi mbi gjykatësin Kalaja.

Roja  i sigurisëBanush Koxhaj, akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas prokurorisë, ai nuk ka reaguar edhe pse detektorët sinjalizuan praninë e metaleve gjatë hyrjes së Elvis dhe Gjon Shkambit në ambientet e gjykatës. Ai nuk ka kryer kontroll fizik ndaj tyre dhe as nuk ka bërë regjistrimin në librin e protokollit, ashtu siç është detyrim për çdo qytetar që hyn dhe del në institucion. Ai akuzohet për ‘shpërdorim detyre’

 

The post Vrau gjykatësin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi i kërkon falje publike familjes appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: