Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka reaguar përmes një postimi publik pas sulmëve të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, lidhur me orientimin e tij seksual.
Në reagimin e saj, Kos thekson:
“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e ambasadorit… Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm.”
Deklarata e Komisioneres vjen në kuadër të vlerësimit të rëndësisë së respektimit të standardeve të BE-së dhe parimeve të barazisë dhe mosdiskriminimit në procesin e integrimit europian.
The post Marta Kos reagon ndaj sulmeve të Sali Berishës: Çdo sulm ndaj ambasadorit është i papranueshëm appeared first on GIJOTINA.
