Zbulohet laborator droge në Itali,në pranga dy shqiptarë dhe një italian

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Autoritetet italiane kanë zbuluar një laborator droge në një magazinë në zonën industriale të Cittadellës, pas disa javësh vëzhgimi të fshehtë nga karabinierët.

Operacioni çoi në arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e 434 bimëve marihuane.

Në mesin e të arrestuarve janë dy shtetas shqiptarë: Anxhelo Hitaj, 21 vjeç, banues në Cittadella, dhe Antenis Cobaj, nga San Martino di Lupari. Së bashku me ta u arrestua edhe Patrizio Guarise, 69 vjeç, nga Rossano Veneto.

Të tre akuzohen për prodhim dhe mbajtje të paligjshme të lëndëve narkotike dhe psikotrope. Më 6 nëntor është caktuar seanca e konfirmimit të arrestimeve para gjyqtarit Claudio Marassi.

The post Zbulohet laborator droge në Itali,në pranga dy shqiptarë dhe një italian appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: