Ferrari ka hedhur zyrtarisht velon mbi makinën e saj të re të Formula 1, SF-26, gjatë debutimit në pistën e Fioranos. I pari që u ul në timon ishte Lewis Hamilton, i cili realizoi një xhiro testuese me ritëm të reduktuar në një pistë të lagësht. Pas përfundimit të xhiros, makina u rrethua nga inxhinierët dhe mekanikët për një kontroll të parë.
SF-26 ruan ngjyrën e kuqe klasike të Ferrarit, e kombinuar me zona të bardha në kabinetin e pilotit dhe pjesën e kofanos, një traditë që ka shoqëruar historikisht makinat e skuderisë italiane. Ngjyra blu e sponsorit kryesor HP shfaqet në kofano dhe në krahë, ndërsa pjesa e poshtme dhe disa elementë të krahëve janë të zeza.
Ndryshe nga plani fillestar, xhirot e para u zhvilluan në orët e paradites, dhe jo pasdite. Pas Hamilton, radha për testimin e SF-26 do t’i takojë Charles Leclerc.
The post Formula 1 | Ferrari zbulon makinën e re SF-26, Hamilton në xhiron e inagurimit appeared first on Euronews Albania.
