Kryetari i ri i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Serbi, Enkel Rexhepi përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se ka marrë ftesë nga gjykata pas ngritjes së flamurit shqiptar në këtë institucion.
Sipas tij kjo është dëshmi e presionit institucional ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Rexhepi shto se flamuri po trajtohet si shkelje teksa theksoi se nuk tërhiqet.
“Po vazhdon ndjekja për flamurin kombëtar. Sot mora ftesë nga gjykata, sepse në institucionin zyrtar të shqiptarëve u vendos flamuri kombëtar shqiptar.
Kjo është dëshmi e qartë se presioni institucional ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës vazhdon. Flamuri trajtohet si shkelje, ndërsa diskriminimi si politikë shtetërore. Nuk do të tërhiqemi. Dinjiteti nuk gjykohet”, shkruan Rexhepi.
The post Kreu i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Serbi: Flamuri po trajtohet si shkelje, dëshmi e presionit institucional appeared first on Euronews Albania.
