Udinese surprizon Romën, Juventus përfiton nga humbja e kryeqytetasve

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Roma është mposhtur nga Udinese në transfertë dhe humbi shansin për t’u ngjitur në vendin e katërt në klasifikim, që aktualisht mbahet nga Juventus. Mbrëmjen e sotme luhet ndeshja Bolonja-Milan.

Kryeqytetasit pësuan humbjen e tetë në kampionatin Italian këtë sezon, duke shpërdoruar kështu mundësinë për të ngjitur pozita në tabelë. Të hënën, Roma luajti më mirë në disa momente se kundërshtari, por u tregua e pasigurt para portës së Udinese, e cila arriti të shënojë golin vendimtar.

Në fraksionin e dytë, një goditje dënimi u kthye në gol nga Ekkelenkamp, i cili me pak fat dërgoi topin në rrjetë, duke vendosur rezultatin përfundimtar 1-0. Minutat në vijim Roma provoi të barazonte, por nuk pati saktësinë e nevojshme, duke shënuar kështu humbjen e radhës dhe duke i hapur rrugë Juventusit për të mbajtur vendin e katërt.

Mbrëmjen e sotme luhet edhe ndeshja Bolonja-Milan, ku kuqezinjtë renditen të dytët në klasifikim, 8 pikë pas Interit, ndërsa Bolonja është në vendin e dhjetë. Në fazën e parë të sezonit, Milani fitoi ndaj Bolonjas me golin e Luka Modric, dhe edhe në këtë sfidë mbetet favorit për fitoren, që do t’i shërbente për t’u afruar më shumë me rivalët zikaltër.

Standings provided by Sofascore

The post Udinese surprizon Romën, Juventus përfiton nga humbja e kryeqytetasve appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: