Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon formën e jashtëzakonshme në La Liga, duke kontribuar sërish në fitoren e Mallorca ndaj Sevilla me rezultatin 4-1.
Në minutën e 26-të, Muriqi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Ky ishte goli i 15-të i sulmuesit kosovar në kampionat, duke e renditur atë si golashënuesin e dytë më të mirë të sezonit, pas Kylian MbappE, i cili ka shënuar 22 gola deri tani.
31-vjeçari po kalon një formë të jashtëzakonshme këtë sezon dhe konsiderohet ndër më të mirët në La Liga, duke dhënë një kontribut vendimtar për Mallorca në secilën ndeshje.
The post Vedat Muriqi shënon përsëri, Mallorca fiton 4-1 ndaj Sevillas appeared first on Euronews Albania.
