Mbreti anglez, Charles ka reaguar për herë të parë lidhur me arrestimin e vëllait të tij, Andrew Mountbatten-Windsor.
Reagimi i plotë:
Me shqetësimin më të thellë mësova lajmin për Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimet për sjellje të keqe në detyrën publike.
Ajo që vijon tani është procesi i plotë, i drejtë dhe i duhur me anë të të cilit kjo çështje hetohet në mënyrën e duhur dhe nga autoritetet përkatëse.
Në këtë, siç e kam thënë edhe më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe me gjithë zemër.
Më lejoni ta them qartë: ligji duhet të marrë rrugën e vet. Ndërsa ky proces vazhdon, nuk do të ishte e drejtë që unë të komentoja më tej mbi këtë çështje.
Ndërkohë, unë dhe familja ime do të vazhdojmë detyrën dhe shërbimin tonë ndaj jush të gjithëve. Charles R.
The post Arrestimi i vëllai të tij, reagon Mbreti Charles appeared first on Euronews Albania.
