Kampionët e Kosovës, Drita e Gjilanit, janë eliminuar nga UEFA Europa Conference League pas humbjes 3-2 edhe në ndeshjen e dytë përballë NK Celje.
Skuadra sllovene zhbllokoi sfidën që në minutën e 19-të me Seslar, pas asistit të Kucys. Vetëm katër minuta më vonë, Hrka dyfishoi shifrat, duke i vënë në vështirësi të mëdha gjilanasit.
Drita reagoi shpejt dhe ngushtoi diferencën me golin e Krasniqit për 2-1, duke rikthyer shpresat për përmbysje. Megjithatë, në minutën e 43-të, Seslar realizoi nga pika e bardhë e penalltisë për 3-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në startin e fraksionit të dytë, Dabiqaj shënoi për 3-2, por pavarësisht përpjekjeve, Drita nuk arriti të ndryshojë fatin e takimit. Celje siguroi kualifikimin për në fazën e 1/16-ave, ndërsa skuadra kosovare mbyll kështu rrugëtimin e saj europian, duke fituar përvojë të vlefshme për të ardhmen.
The post Drita eliminohet nga Conference League pas humbjes së dytë ndaj Celjes appeared first on Euronews Albania.
