“Dua të jem trajner… i përkas nivelit më të lartë të futbollit dhe aty do të jem”, deklaronte José Mourinho në janar 2019, pas largimit nga Manchester United. Por sot, tekniku portugez nuk është më “Special One” në Ligën e Kampionëve.
Trajneri që bëri historinë me Porton në 2004 dhe Interin në 2010, duke i dhënë fund thatësirave të gjata evropiane, po përjeton një seri negative në fazat eliminatore të Champions-it. Humbja e dyfishtë ndaj Real Madridit (0-1 dhe 2-1) e bëri Mourinhon trajnerin e parë në histori me 10 ndeshje radhazi pa fitore në raundet me eliminim direkt – gjashtë humbje dhe katër barazime.
Fitorja e fundit në një përballje eliminatore daton në sezonin 2013-14 me Chelsean, kur eliminoi PSG-në në çerekfinale. Që prej asaj kohe, suksesi në Champions i ka munguar.
Edhe pse fitoi Conference League me Romën në 2022 dhe arriti finalen e Europa League në 2023, Liga e Kampionëve vazhdon t’i shpëtojë. Ky sezon ishte veçanërisht zhgënjyes, pasi u eliminua dy herë në të njëjtin edicion.
Mourinho mbetet një nga trajnerët më të suksesshëm në Evropë, por në Champions, epoka e tij e artë duket tashmë një kujtim i largët.
The post Mourinho, larg lavdisë së Champions-it appeared first on Euronews Albania.
