Pasoja e parë e luftë për Shqipërinë, anullohet ndeshja e Kombëtares

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka njoftuar se ndeshja miqësore e planifikuar mes përfaqësueseve U-21 të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë nuk do të zhvillohet. Takimi ishte parashikuar të luhej më 30 mars në Antalia të Turqisë.

Sipas njoftimit të Federatës Amerikane të Futbollit drejtuar FSHF-së, vendimi për anulimin e këtij takimi është marrë për arsye sigurie, si pasojë e situatës së krijuar në Lindjen e Mesme. Për këtë arsye, ekipi amerikan ka vendosur të mos udhëtojë drejt Turqisë, duke e bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit po punon për të siguruar një kundërshtar tjetër për Kombëtaren U-21, me synimin që më 30 mars të zhvillohet një tjetër ndeshje miqësore.

Para kësaj date, Shqipëria U-21 pritet të luajë edhe një tjetër takim testues, më 27 mars në Antalia, përballë Japonisë U-21.

The post Pasoja e parë e luftë për Shqipërinë, anullohet ndeshja e Kombëtares appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: