Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bërë të ditur se, bazuar në një njoftim të autoriteteve doganore të Malit të Zi, në datat 14 deri më 16 prill 2026 do të zhvillohet një protestë e transportuesve në Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe në Serbi.
Për pasojë, gjatë këtyre ditëve pritet të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit për mjetet e tonazhit të rëndë.
Autoritetet sqarojnë se përjashtim nga kjo masë do të kenë vetëm transportet që përfshijnë kafshë të gjalla, rastet emergjente, si edhe lëvizja e automjeteve të vogla.
Kufizimet do të jenë në fuqi përgjatë periudhës 14–16 prill 2026.
The post Bllokohen doganat e Serbisë, Bosnjes dhe Malit të ZI! Zbulohen data dhe shkaku appeared first on Euronews Albania.
