Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me zgjedhet në Hungari. Ai ka uruar fituesin e zgjedhjeve, Peter Magyar.
Vuçiç theksoi se beson se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë të jetë i mirë. Ai gjithashtu falenderoi kryeministrin në largim të Hungarisë, Viktor Orban ku sipas tij bëri të mundur një marrëdhënie të mirë mes dy vendeve.
“E përgëzoj Péter Magyar për fitoren e tij në zgjedhje. Besoj në vazhdimin e bashkëpunimit të mirë midis Hungarisë dhe Serbisë dhe e falënderoj Viktor Orbán që i bëri të mundura marrëdhënie të tilla”, shkruan Vuçiç.
The post Zgjedhjet në Hungari, Vuçiç uron Magyar për fitoren! Falenderon edhe Orban appeared first on Euronews Albania.
