Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca i kanë kthyer përgjigje negative ftesës për takim nga ana e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Në një letër që Bedri Hamza ia ka kthyer Kurtit, ai ka potencuar qëndrimin e PDK-së që në mandatin e ardhshëm të mbetet në opozitë.
“Presim që ju, në përputhje me përgjegjësitë që ju burojnë nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026, së bashku me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, të arrini marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja të vendit”, ka shkruar Hamza në përgjigjen e tij.
Në Qeveri për takim nuk do të shkojë as Ardian Gjini, kryetar i Aleancës, i cili ka shkruar se nuk sheh asnjë arsye për takim. Ai ka renditur edhe një herë gjashtë kushtet e partisë së tij, në mënyrë që Aleanca të bëjë kuorumin për votimin e Presidentit.
LDK-ja ende nuk e ka bërë publik qëndrimin për ftesën e re të Kurtit.
The post PDK-ja dhe Aleanca e refuzojnë ftesën e Kurtit për takim appeared first on Euronews Albania.
