Prokuroria e Kosovës: Hetimet po vazhdojnë për varrezën e tretë masive

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se pos vazhdimit të gërmimeve në dy lokacionet aktuale, po hetohet edhe një lokacion i tretë i dyshuar për varrezë masive.

“Aktualisht, hetimet po vazhdojnë në një lokacion të tretë. Prokurorja përgjegjëse ishte në vendngjarje së bashku me hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe ekspertët forenzikë për të mbikëqyrur veprimet hetimore. Për shkak të fazës së ndjeshme të hetimit, Prokuroria Speciale nuk mund të japë informacione të mëtejshme në këtë moment”, thuhet në një njoftim.

Deri më tani, tre persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Gjatë hetimeve janë kontrolluar disa lokacione. Në fshatin Jabukë janë gjetur mbetje të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave të ADN-së për identifikim, ndërsa gërmimet në fshatin Kalludër e Vogël po vazhdojnë.

The post Prokuroria e Kosovës: Hetimet po vazhdojnë për varrezën e tretë masive appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: