Lajmi që po çmend botën! Gruaja fiton 1 mln euro në lotari, e hedh biletën në plehra

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një grua nga Bitonto, pranë Barit në Itali, për pak sa nuk humbi një fitim prej 1 milion eurosh pasi hodhi gabimisht në kosh biletën fituese të lotarisë.

Gruaja kontrolloi biletën në një pikë shitjeje, ku në ekran u shfaq mesazhi “non pagabile” (“nuk paguhet”). Duke menduar se bileta nuk kishte fituar, ajo e hodhi në mbeturina. Në fakt, mesazhi nënkuptonte se fitimi ishte shumë i madh për t’u tërhequr në atë pikë dhe duhej ndjekur procedura zyrtare.

Kur familjarët kuptuan se bëhej fjalë për biletën fituese, u njoftua menjëherë kompania e pastrimit. Punonjësit gjurmuan kamionin që kishte marrë mbeturinat dhe kontrolluan rreth 6 tonë mbetje, derisa gjetën biletën pothuajse të paprekur.

Falë operacionit të tyre, gruaja do të mund të tërheqë fitimin prej 1 milion eurosh, ndërsa kompania e pastrimit e cilësoi ngjarjen si një “mrekulli”.

The post Lajmi që po çmend botën! Gruaja fiton 1 mln euro në lotari, e hedh biletën në plehra appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: