Një 13-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një 16-vjeçar është lënduar si pasojë e një aksidenti të dielën në Ferizaj.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30, kur një makinë ka dalë nga rruga. Viktima, me inicialet L.I., 13-vjeçar nga fshati Prelez, ishte duke drejtuar një makinë Mercedes, ndërsa me të në automjet ndodhej edhe A.H., 16 vjeç.
“Për pasojë vozitësi ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë sw Kosovws.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 29 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 64 aksidente me dëme materiale.
The post 13-vjeçari humb jetën në një aksident në Ferizaj të Kosovës appeared first on Euronews Albania.
