Konjufca: Serbia, kërcënim për Kosovën dhe rajonin

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Serbia përbën burim kërcënimi për Kosovën dhe stabilitetin në rajon.

Duke folur në edicionin e nëntë të Konferencës së Ambasadorëve të Kosovës, Konjufca tha se marrëdhëniet e ngushta të Serbisë me Rusinë, refuzimi për të mbështetur sanksionet ndaj Moskës dhe intensifikimi i bashkëpunimit ushtarak me Kinën përbëjnë rrezik për sigurinë rajonale.

Ai u shpreh se Kosova i ka marrë seriozisht edhe deklaratat e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila kishte deklaruar se, po të ishte në vend të Slobodan Millosheviqit, do ta spastronte etnikisht Kosovën.

Sipas Konjufcës, qëndrimet tolerante të Bashkimit Evropian ndaj deklaratave dhe politikave të tilla të Serbisë kanë inkurajuar Beogradin të vazhdojë me ambiciet e tij hegjemoniste.

“Retorika e pandryshuar agresore e politikës zyrtare serbe kundrejt Republikës së Kosovës dëshmon se Serbia është burim kërcënimi dhe destabiliteti për paqen rajonale dhe evropiane”, tha Konjufca.

The post Konjufca: Serbia, kërcënim për Kosovën dhe rajonin appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: