‘Liria ka emër’, Dua Lipa reagon pas vendimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Edhe këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka reaguar pas vendimit të shpallur në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Lipa ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram dy postime të publikuara fillimisht nga babai dhe menaxheri i saj, Dukagjin Lipa.

Në njërin prej postimeve shfaqet mesazhi “Liria ka emër”, i shoqëruar me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në postimin tjetër janë renditur disa shifra që lidhen me pasojat e luftës në Kosovë. Në material thuhet: “1 milion refugjatë, 11 mijë të vrarë, 1,024 fëmijë të vrarë, 20 mijë të dhunuar, 1,600 njerëz ende mungojnë”.

Duke i ripublikuar këto dy mesazhe në llogarinë e saj, Dua Lipa e përcolli këtë përmbajtje te miliona ndjekësit e saj në rrjetin social.

Reagimi i këngëtares vjen në të njëjtën ditë kur vendimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe më gjerë.

The post ‘Liria ka emër’, Dua Lipa reagon pas vendimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: