Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë/ Makina përplaset me shtyllën e tensionit, plagoset një person

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një makinë përplaset me motorin në aksin Korçë-Pogradec, 2 persona të lënduar

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë.

Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 20:00, në fshatin Konjat.

Mëoshet se një mjet ka dalë nga rruga duke thyer fillimisht një shtyllë të tensionit të mesëm dhe më tej përfundoi te shtylla tjetër. Drejtuesi i mjetit u dërgua në spitalin e Lushnjës me urgjencë. Polica dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Edhe njësia e avarive të OSHEE ka shkuar në vendngjarje, sepse është ndërprerë energjia në të gjithë zonën, për shkak të dëmtimit të shtyllës elektrike, por edhe për të shmangur rënien e udhëtarëve dhe banorëve të zonës në rrymë elektrike.

 

The post Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë/ Makina përplaset me shtyllën e tensionit, plagoset një person appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *