Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kompania e fluturimeve ‘Wizz Air’ vijon me skandalet duke lënë në mes të katër rrugëve shqiptarët.
Fluturimi që është anuluar, kompania nuk u kanë dhënë asnjë shpjegim pasagjerëve të cilët duhet të kalojnë një “kalvar” të gjatë vuajtjesh për t’u kthyer në Shqipëri.
Sipas Boçit, një shtet i ngordhur si i yni që nuk ka në konsideratë qytetarët, ndërsa kompania në fjalë dueht të jetë nën akuzë penale.
“WIZZAIR kompania me skandaloze dhe e papërgjegjshme, përsëri le në mes të katër rrugëve shqiptarët. Anullon fluturimin nga Milano dhe nuk garanton asnjë kthim, as për nesër e as për pasnesër.
Justifikimet e tyre janë banale dhe të përsëritura. Një shtet i ngordhur si i yni që nuk ka në konsideratë qytetarët, i del zot një kompanie të diskretituar.
Ky nuk është më turp e as gabim!
Gabimi kur përsëritet është faj.
Është pak të thuash që kjo kompani skanadaloze duhet të jetë nën akuzë penale!!!!!”, shkruan Boçi teksa poston foton me poshtë:

The post WizzAir’ anulon fluturimin, Boçi: Kompania duhet të jetë në akuzë penale appeared first on GIJOTINA.
