United gati të shesë 7 lojtarë pas katastrofës me Grimsby: Amorim nis spastrimin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Manchester United është gati të shesë 7 lojtarë pas poshtërimit në Kupën e Ligës nga Grimsby Town, skuadër e kategorisë së katërt. Ruben Amorim dëshiron të heqë qafe disa futbollistë për të provuar të sigurojë një shumë të konsiderueshme dhe për t’i dhënë fund muajve të spekulimeve dhe thashethemeve që kanë krijuar ‘ambientin’ e zakonshëm rreth “Djajve të Kuq”.

United ka shpenzuar mbi 200 milionë sterlina këtë verë, me ardhjet e Diego Leon, Matheus Cunha, Bryan Mbuemo dhe Benjamin Sesko, por gjërat nuk duket se kanë ndryshuar për klubin e Old Trafford. Në orët e fundit të sesionit të merkatos pritet të mbërrijë portieri i Royal Antwerp, Senne Lammens, por para kësaj drejtuesit e ManUnited duan të shkurtojnë dhomën e zhveshjes nga lojtarët që nuk bëjnë më pjesë në projekt.

Manchester United gati të shesë 7 lojtarë pas poshtërimit në Kupën e Ligës

Manchester United dëshiron të largojë disa futbollistë, saktësisht shtatë, përpara mbylljes së sesionit të merkatos: Jadon Sancho, Antony, Alejandro Garnacho, Altay Bayindir, Rasmus Höjlund, Kobbie Mainoo dhe Tyrell Malacia.

Bëhet fjalë për situata shumë të ndryshme dhe të përjashtuarit nga projekti i Manchester United, që nuk kanë një sistemim, po stërviten veçmas nga skuadra që do të marrë pjesë në sezonin 2025-2026. Dy futbollistë janë lidhur edhe me klube italiane si Sancho dhe Höjlund: i pari me Juventusin dhe Romën ndërsa i dyti me Interin, Milanin dhe Napolin. Mes të dyve, është pikërisht sulmuesi danez ai që ka më shumë gjasa të rikthehet në Serie A, pasi marrëveshja me kampionët në fuqi të Italisë është pothuajse drejt mbylljes.

Antony pëlqehet nga disa klube, mes tyre Villarreal, Atletico Madrid dhe Bayer Leverkusen, por braziliani do të dëshironte të transferohej te Real Betis (ku ka luajtur në pjesën e dytë të sezonit të kaluar) dhe në orët e fundit operacioni mund të marrë hov.

Lexo më tej: Amorim tërbon tifozët me sjelljen në stol në humbjen e United: dy skena e gozhdojnë

Garnacho është gjithnjë e më pranë Chelseat për një shumë mes 35 dhe 40 milionë euro, ndërsa Malacia duket në prag të transferimit te Elche në Spanjë. Një situatë shumë e veçantë është ajo e Kobbie Mainoo, i ri me perspektivë të madhe që dukej i destinuar të ishte e ardhmja e United, por që ka përfunduar në periferi të projektit: nuk është përdorur kundër Arsenalit dhe Fulhamit në Premier League, ndërsa ka luajtur titullar kundër Grimsby në Carabao Cup. Disa klube kanë shprehur interes për ta marrë lojtarin, me Real Madridin dhe Atletico Madridin që do të ishin duke monitoruar situatën e tij në ditët e mbetura të merkatos.

Manchester United është gati të bëjë një ‘pastrim’ të vërtetë pas zhgënjimit të radhës.

The post United gati të shesë 7 lojtarë pas katastrofës me Grimsby: Amorim nis spastrimin appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: