Voton Abdixhiku: Uroj që populli i Kosovës të zgjedhë zhvillimin e të largohemi nga përçarja e këtyre viteve

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumit Abdixhiku votoi në shkollën Faik Konica në Prishtinë, rreth orës 10:50.

Në një komunikim të shkurtër për mediat, Abdixhiku ftoi qytetarët e Kosovës të zgjedhin për zhvillim në mënyrë që vendin të largohet nga zymtësia e përçarja, që siç tha e ka ndjekur Kosovën këto vite.

“Uroj gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë kur vendimmarrja i kthehet sovranit, është ditë e mbarë, ditë e mirë. Uroj që qytetarët e Kosovës të zgjedhin për zhvillim, e të largohen nga zymtësia, bllokada e përçarja që na ka ndjekur këto vite. Le të fitojë populli i Kosovës siç di të fitojë në ditën e zgjedhjeve”, tha Abdixhiku.

The post Voton Abdixhiku: Uroj që populli i Kosovës të zgjedhë zhvillimin e të largohemi nga përçarja e këtyre viteve appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: