Grisi fletën e votimit, shoqërohet në polici një person në Prizren

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një tjetër incident është regjistruar këtë të dielë në një qendër votimi në Kosovë. Mësohet se në një qendrat e votimit në Prizren një person ka grisur fletën e votimit.

Mësohet se ai nuk është lejuar te ndihmojë gruan e tij gjatë procesit të votimit dhe në shenje revolte ai e ka shqyer fletëvotimin.

I dyshuari është shoqëruar në polici. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi u shpreh se ai po merret në pyetje.

“Aktualisht po intervistohet edhe me vendim të prokurorit presim se çfarë do të vendoset më tej”, tha Bytyqi.

The post Grisi fletën e votimit, shoqërohet në polici një person në Prizren appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: