Policia zvicerane njoftoi të dielën se ka identifikuar 16 trupa të tjerë nga tragjedia në barin Crans Montana. Policia tha se mes personave të identifikuar janë 10 zviceranë, katër gra dhe gjashtë burra të moshës 14 deri në 31 vjeç.
Gjithashtu janë identifikuar dy italianë 16-vjeçarë, një 16-vjeçar me shtetësi të dyfishtë italiane dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, një rumun 18-vjeçar, një francez 39-vjeçar dhe një turk 18-vjeçar.
Policia ka identifikuar tani 24 nga personat që vdiqën në zjarrin që shpërtheu në vendpushimin e skive Crans-Montana në Zvicrën jugore. Tetë personat e identifikuar më parë ishin zviceranë.
Autoritetet zvicerane deklaruan se zjarri u shkaktua nga fishekzjarrë të ndezur brenda shisheve të shampanjës. Baristi u ankua se kishte një dalje tjetër emergjence në bodrum, por se ajo ishte gjithmonë e mbyllur.
“Kishte një hyrje që shërbente edhe si dalje. Dhe kishte një dalje emergjence. Por sa herë që isha atje, ajo ishte gjithmonë e mbyllur”, tha ai.
Një tjetër dëshmitar okular tha se dalje e emergjencës lihej e mbyllur sepse disa njerëz largoheshin pa paguar.
The post Identifikohen edhe 16 trupa të tjerë nga zjarri në Zvicër, viktimat të moshës 14 deri 31 vjeç appeared first on Euronews Albania.
