Arsenal pret Liverpool-in në Premier League, duel vendimtar për kreun

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Arsenali ka një kundërshtar të vështirë përballë mbrëmjen e kësaj të enjte në Premier League, pikërisht kampionët në fuqi të kompeticionit, Liverpool-in.

Ekipi i Artetës kërkon 3 pikët për të vijuar formën pozitive dhe për të ruajtur kreun, ndërsa në anën tjetër të kuqtë duan të sigurojnë zonën Champions.

Mungesat janë të shumta në kampin e Arne Slot, mes tyre Salah apo Isak, ndërsa te londinezët situata është më pozitive. Favorit në letër për fitimin e duelit është Arsenal, me diferenca të theksuara. Këta të fundit udhëheqin garën me 48 pikë, 14 më tepër se Liverpool-i i vendit të katërt.

Standings provided by Sofascore

The post Arsenal pret Liverpool-in në Premier League, duel vendimtar për kreun appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: